Jennifer Lopez feston njëvjetorin e martesës me Ben Affleck! Fotot e dasmës që nuk i keni parë kurrë më parë

21/08/2023 22:42

Këngëtarja Jennifer Lopez feston sot një vit martesë me bashkëshortin Ben Affleck, duke ndarë foto nga dasma e tyre 400 mijë dollarëshe në pronën 8.9 milionë dollarëshe të regjisorit dy herë fitues të çmimit “Oscar”, në ishullin Hampton në Xhorxhia.

‘Bennifer’ bëri celebrimin më 16 korrik 2022 në Clark County. Këngëtarja 54-vjeçare postoi për 394.3 milion ndjekësit e saj në media sociale një pjesë të këngës së saj të ardhshme “Dear Ben Pt. II” (I dashur Ben Pjesa II).

“Dear Ben Pt. II” është një nga nëntë këngët që Jennifer ia kushtoi 51-vjeçarit në albumin e saj të nëntë me 13 këngë, “This Is Me… Now”, që do të jetë rekordi i saj i parë që nga albumi “A.K.A.” në vitin 2014.

Lopez dhe Affleck u takuan për herë të parë në fillim të viteve 2000 dhe pritej të martoheshin në shtator 2003, por përfunduan duke anuluar fejesën e tyre. Gati dy dekada më vonë, ata rindezën romancën e tyre dhe më në fund u martuan. “Ne jemi më të rritur tani, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në vende të ndryshme në jetën tonë, kemi fëmijë tani dhe duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për këto gjëra,” shpjegoi Lopez.

Affleck tani është njerku i binjakëve 15-vjeçarë të Jennifer-it – djalit Maximilian Muñiz dhe vajzës Emme Muñiz – nga martesa e saj e tretë me Marc Anthony, e cila përfundoi në 2011 pas shtatë vjetësh.

Lopez tani është njerka e tre fëmijëve të regjisorit – vajzës Violet, 17 vjeç; vajzës Seraphina, 14 vjeç; dhe djalit Samuel, 11 vjeç – nga martesa e tij dhjetëvjeçare me aktoren kryesore të fimit “Daredevil”, Jennifer Garner, e cila përfundoi në 2018.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA