E rëndë! Mbytet 11-vjeçari në lumin Rrapun të Librazhdit
20/08/2023 17:46
Mbytet një fëmijë në ujërat e lumit Rrapun pranë Librazhdit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, në zonën e quajtur Fusha e Kromit.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të të miturit.
I mituri me inicialet A.A ka qenë duke u larë me dy shokë të tjerë, por nuk ka dalë më nga uji.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel