Transformimi i habitshëm i Sam Asghari për t’u kthyer në bashkëshortin e Britney Spears (fotot)

19/08/2023 16:07

Sam Asghari ishte kësaj jave në faqet e para të gazetave për ndarjen me bashkëshorten e tij të famshme Britney Spears vetëm 14 muaj pas martesës së tyre – por tani që projektorët e vëmendjes janë mbi të, zbulohet se jeta e tij e mëparshme ka qenë shumë më e ndryshme.

Emigranti iranian është vendosur në SHBA me babanë e tij kur ishte 12-vjeç në 2006 – duke lënë prapa nënën dhe tre motrat.

Ai kishte nisur si lojtar futbolli në shkollë por më pas nisi të studionte për drejtësi kriminale dhe të punonte në të njëjtën kohë.

Kjo bëri që ai të mbështetej në ushqime të shpejta e gatshme duke bërë që pesha e tij të kalonte shpejt 100 kg dhe të vuante nga depresioni.

Por më vonë Sam vendosi të bënte kthesë dhe për gjashtë muaj humbje rreth 30 kg me një regjim stërvitjeje dhe diete të shëndetshme.

29-vjeçari tashmë ka shkëlqyer dhe buzëqeshjen e tij me një seri implantesh dentare dhe kjo duket se i hapi rrugë një serie rolesh të vogla televizive dhe modelingu, derisa u njoh dhe me Britney.

Rrjeti FEMAIL ka detajuar transformimin e pabesueshëm të Sam gjatë jetës së tij të suksesit në SHBA, ku fillimisht Sam thotë se flinte vetëm pesë orë në natë dhe prej stresit hante ushqime të këqija për të kaluar ditët e gjata.

Më parë ai tregonte: “Për mëngjes haja patatina Doritos, fast food, sheqerna, ëmbëlsira dhe pija limonata me gaz. Ishte një ushqim i tmerrshëm por nga frika e stresi se nuk po arrija asgjë në jetë, isha në depresion”.

Por në vitin 2013, ai ktheu jetën e tij së prapthi me rutina strikte stërvitjeje dhe dietash dhe më pas njohuritë e fituara i përcillte në një seri videosh në YouTube.

“I caktova vetes vetëm $50 në javë shpenzime për ushqime kështu që nuk mund të bleja artikujt që më prishnin dietën”.

Sam u bë gjithashtu stërvitës personal me specialitet rënien në peshë, duke krijuar një fizik të skalitur atleti.

Në 2016, ai mori rolin në videon e Britney, ‘Slumber Party’ ku dhe lindi romanca e tyre.

Në këtë kohë ai nisi dhe transformimin famëkeq të dhëmbëve të tij teksa shfaqej në postimet Instagram të dentistit Dr. Kam Kamangar.

Doktori tregonte pamje shokuese të punës që po kryente me modelin i cili kishte probleme të rënda me dhëmbët dhe kreu një restaurim të plotë të gojës.

Dentisti tregonte për implantet që i kishte vendosur, të cilat mund të kushtojnë deri në $2,500 secili.

Dhe rrjedhimisht buzëqeshja e Sam Asghari rifitoi formën e saj duke kulmuar me martesën me Britney, që tashmë duket se po merr fund.

FOTO GALERI
1/7
Emigranti iranian është vendosur në SHBA me babanë e tij kur ishte 12-vjeç në 2006

Top Channel