Mjekësia tradicionale, OBSH organizon samitin e parë: “Port” i thirrjes për miliona njerëz!

18/08/2023 11:55

Mjekët popullorë tashmë po shihen me tjetër sy edhe nga autoriteti drejtues dhe koordinues mbi shëndetin ndërkombëtar brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke mbajtur samitin e parë për mjekësinë tradicionale, shoqëruar sidoqoftë me paralajmërimin se trajtimet e bazuara në produkte natyrale mund të jenë një alternativë efektive ndaj kujdesit shëndetësor vetëm nëse vërtetohen shkencërisht.

Mjekësia tradicionale është “porti i parë i thirrjes për miliona njerëz në mbarë botën”, tha agjencia shëndetësore e OKB-së. Samiti i organizuar në Indi ka mbledhur politikanë e shkencëtarë me qëllim “mobilizimin e angazhimit politik dhe veprimit të bazuar në prova”.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha përpara samitit se mjekësia tradicionale mund të zgjerojë “boshllëqet e qasjes” në kujdesin shëndetësor, por është e vlefshme vetëm nëse përdoret “në mënyrë të përshtatshme, efektive dhe, mbi të gjitha, në mënyrë të sigurt bazuar në provat më të fundit shkencore”.

Samiti Botëror dyditor për Mjekësinë Tradicionale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbahet së bashku me takimin e ministrave të shëndetësisë të G20 në qytetin indian të Gandhinagar. Në të ardhmen, ai do të zhvillohet një herë në vit.

Top Channel