Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Viti 2023 do të mbahet mend si një vit ku shumica e çifteve janë ndarë ose kanë pasur mosmarrëveshje të shumta.
I fundit që i është bashkuar kësaj liste është një nga këngëtarët më të njohur në botë në zhanrin e muzikës urbane latine: Ozuna. Këngëtari, i martuar prej disa vitesh, dyshohet se ka tradhtuar bashkëshorten e tij me një aktore 27-vjeçare të filmave për të rritur.
Informacioni u zbulua nga gazetari dhe paparaci Jordi Martin, i njëjti që zbuloi detajet e krizës dhe ndarjes mes Gerard Pique dhe Shakira. Në emisionin televiziv ‘Amor y Fuego’, paparacët spanjollë zbuluan se Ozuna ka tradhtuar bashkëshorten me një aktore të filmave për të rritur.
“Një marrëdhënie që vazhdon prej tetë muajsh në fshehtësi”, deklaroi Jordi Martin, i cili gjithashtu guxoi të shfaqte bisedat në një aplikacion mesazhesh të çastit mes këngëtarit dhe aktores, e cila quhet Klaudia Bavel. Në këto biseda, Ozuna e quan Klaudia Bavelin si “bebe” dhe si dëshiron ta shohë. Përveç kësaj, Jordi Martin tregoi se këngëtari kishte gënjyer duke thënë se ishte ndarë nga gruaja. Bëhet e ditur se Klaudia Bavel i ka treguar Jordi se:
Ka qenë një marrëdhënie e bazuar në gënjeshtra. Më tha se ishte ndarë dhe në një vend ku u takuam e pashë duke u puthur me partneren dhe më tha se ishte dado, pavarësisht se ishte nëna e fëmijëve të tij dhe kaq. Ka qenë një marrëdhënie e bazuar në gënjeshtra që nga dita e parë. Në tetor të vitit 2022 filloi, kur e bëra ‘tag’ në Instagram dhe ai m’u përgjigj dhe më ripostoi. Ndihem mjaft e mashtruar nga ai. Rashë në dashuri me të dhe ndihem e tradhtuar.-ka shtuar ndër të tjera Klaudia.
Top Channel