Aksioni në Ministrinë e Tregtisë, Tahiri: Sot do të duhej të kishim shkarkimin e ministres Hajdari

18/08/2023 11:28

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas arrestimeve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nën dyshimin për keqpërdorim me rezerva shtetërore.

Ai ka thënë se ministrja Rozeta Hajdari duhet të shkarkohet në mënyrë që të mundësohet një hetim i plotë.

Tahiri ka shkruar se arrestimet e sotme janë rezultat i punës së mediave dhe Policisë së Kosovës.

“Arrestimet e sotme vijnë si rezultat i punës së mediave dhe policisë së Kosovës. Andaj, në funksion të mundësimit të një hetimi të plotë dhe ku Qeveria nuk shihet si pengesë, po sot do të duhej të kishim shkarkim të ministres, Hajdari. Fundja, i gjithë ky rast i abuzimit me mjete shtetërore dhe me ligjin, asocohet me emrin dhe nënshkrimin e saj, përderisa sekseri për këtë skandal korruptiv u lidh drejtpërdrejt me emrin e kryeministrit Kurtit”, ka thënë Tahiri.

Drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica, janë arrestuar gjatë një aksioni në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe Ridvan Muharremin, pas bastisjes që ka filluar në mëngjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA