Aksion policor në Ministrinë e Tregtisë në Kosovë, dyshohet për keqpërdorim të rezervave shtetërore

18/08/2023 09:33

Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, është duke u zhvilluar aksion për dyshimet e keqpërdorimit me rezervat shtetërore.

Sipas mediave kosovare, bëhet fjale për “Aferën Vaji. Deri më tani mësohet se dy persona janë arrestuar të përfshirë në këtë rast.

Po ashtu, aksioni është zhvilluar edhe në banesën dhe lokalin e biznesmenit Ridvan Muharremi, i dyshuar për përfshirjen në aferën e vajit, cili është arrestuar nga policia.

MINT ka porositur vaj në Poloni për rezerva shtetërore dhe ka kryer pagesën, por nuk e ka marrë mallin.

Kryeministri Kurti nuk ka reaguar ende në lidhje me arrestimet. Ai shprehet se do bëjë një deklaratë më vonë për temën e ditës dhe se masat e mara janë për eficencë të energjisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA