Angelina Jolie ka punësuar vajzën e saj 15-vjeçare, Vivienne Jolie-Pitt, si asistenten e saj në prodhimin e ardhshëm të Broadway të “The Outsiders”, raporton Page Six.
“ Viv më kujton nënën time sepse ajo nuk fokusohet të jetë në qendër të vëmendjes, por të jetë një mbështetje për krijuesit e tjerë”, tha Jolie në një deklaratë, duke iu referuar nënës së saj, Marceline Bertrand, e cila ishte aktore dhe producente deri në vdekjen e saj në 2007.
“Ajo është shumë e mençur dhe serioze për teatrin dhe punon shumë për të kuptuar më mirë se si të kontribuojë ,” shtoi aktorja.
Angelina e ka marrë vajzën e saj Vivienne në teatër që kur ishte e vogël.
Vivienne dhe vëllai i saj binjak, Knox, janë fëmijët më të vegjël të Jolie dhe ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt.
Ish-çifti ka edhe Shiloh, 17, Zahara, 18, Pax, 19 dhe Maddox, 22 vjeç. Ata rritën së bashku gjashtë fëmijët e tyre derisa u ndanë në vitin 2016 pas 12 vitesh lidhje. Divorci u zyrtarizua në vitin 2019.
Por Vivienne nuk është fëmija i vetëm që ndjek hapat e prindërve të saj në industrinë e argëtimit.
Si Maddox ashtu edhe Pax punuan në departamentin e asistent regjisorit në filmin e ardhshëm të nënës së tyre, “Without Blood”, i cili u xhirua në Itali vitin e kaluar.
Fëmija më i madh i yllit po studion gjithashtu për biokimi në Universitetin Yonsei të Koresë së Jugut duke filluar nga viti 2019.
Zahara, nga ana e saj, ka filluar vitin e parë në Kolegjin Spelman në Atlanta në 2022, ndërsa Shiloh ka dëshmuar se mund të ketë një karrierë përpara saj në teatër pasi merret me kërcim.
Top Channel