Pozoi me barkun jashtë në xhaminë më të madhe të Ankarasë, modelja shkakton zemërim/ Nis hetimi

16/08/2023 10:48

Seti fotografik i një modele në Turqi, ka shkaktuar zemërim të madh në Turqi.

Regjisori Bilal Kisa realizoi setin fotografik të modeles në xhaminë më të madhe dhe të rëndësishme të Ankarasë. Ajo që zemëroi turqit, ishte veshja e modeles, e cila u konsiderua e papërshtatshme për një grua në një xhami.

Në fotot e postuara në Instagram, të cilat janë fshirë pas reagime të ashpra, modelja shihet e veshur me një bluzë të bardhë të shkurtër dhe me një shami në kokë, ndërsa pozonte në xhaminë Kocatepe.

“Këto foto kapin magjinë e të kundërtave në formën e tyre më të pastër”, kishte shkruar regjisori tek fotot në Instagram. Menjëherë pas publikimit të fotove, reagoi edhe zyra e guvernatorit të Ankarasë, ku njoftoi se ka nisur një hetim: Për fotot që duket se janë bërë në xhaminë e Kocatepe, në qytetin tonë dhe kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ.

Në një postim tjetër në Instagram, regjisori shkruan: “Më vjen keq kur shoh që puna që bëra në Kocatepe është larguar aq shumë nga qëllimi dhe ka hyrë në rrugë të tjera. Edhe pse qëllimi im ishte të thyeja paragjykimet e atyre që nuk e duan xhaminë, për të treguar se xhamia është një vend ku të gjithë gjejnë qetësi, jam i shqetësuar që edhe unë dhe familja ime akuzohen edhe për tradhti. I kërkoj falje kujtdo që kam lënduar”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA