Jennifer Lopez pozon pa filtra: Kjo jam unë në moshën 54-vjeçare

16/08/2023 11:24

Këngëtarja Jennifer Lopez,  në moshën 54-vjeçare, ka ndarë sekretet e saj të bukurisë në një video pa filtra në Instagram.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

“Nuk ka filtra. Jam vetëm unë. Kjo jam unë në moshën 54-vjeçare, duke shkëlqyer dhe e lumtur”, ka shkruar këngëtarja latine në videon në Instagram.

“Së fundmi festova ditëlindjen dhe ndihem më mirë se kurrë”, dëgjohet të thotë JLo, duke prezantuar më pas produktet që përdor për grimin e saj.

Në të njëjtën kohë ajo u kujdes të theksonte se “në këtë video nuk është përdorur asnjë efekt apo montim”.

Megjithatë, disa nga ndjekësit e saj në Instagram nuk ishin të bindur.

“Ajo është fantastike por padyshim që ka një filtër në këtë video. Ose të paktën ndonjë efekt të veçantë”, ka shkruar një komentues.

“Kam parë foto të tjera dhe janë të ndryshme nga video. Jo se ajo nuk është e mrekullueshme, por pretendimi është padyshim mashtrues”, ka shkruar një tjetër.

Gjithsesi, kishte nga ata që u mjaftuan duke komentuar “je 54 vjeç dhe je kaq natyrale dhe e bukur, është e natyrshme që të kanë zili dhe të urrejnë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA