Trump thotë se ka prova për manipulim të zgjedhjeve në Georgia, pas paditjeve (fotot)

15/08/2023 21:27

Ish presidenti njofton se do të zbulojë provat e tij “javës që vjen”.

Ish presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se zoteron prova për manipulim të votave në shtetin e Georgia, pasi ai dhe 18 te tjerë po paditen në lidhje me përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Trump shkruante sot në rrjetin e tij ‘Truth Social’ se zotëron një “raportim të gjerë, të detajuar e të parefuzueshëm” për mashtrime elektorale nga demokratët në Georgia që është “thuajse i kompletuar, dhe do t’i jepet publikut “në një konferencë madhore për shtyp të hënën që vjen në Bedminster, New Jersey.”

Megjithse interesi ne akuzat dhe kunde-rakuzat e Trump eshte ‘ne rënie te lire’ ne SHBA, ai deklaronte:

“Bazuar ne rezultatet e këtij raporti, të gjitha akuzat duhet të bien ndaj meje dhe të tjerëve – pasi ata nuk ndoqën kurrë penalisht ata që manipuluan zgjedhjet, por kanë ndjekur vetëm ata që ndiqnin manipuluesit e zgjedhjeve”, tha Trump.

Trump është paditur tashmë katër herë në disa gjykata shtetërore dhe federale që prej largimit nga posti. Akuzat variojnë nga pagesat ilegale të heshtjes, deri te tentativat për ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve ose pengimit të punës së hetuesve.

Trump është paditur në Georgia me 13 akuza kriminale si nxitje për dëshmi të rreme dhe bashkëpunim në vjedhje identiteti, mes të tjerave, thonë autoritetet demorkate./Anadolu/

FOTO GALERI
1/3
Akuzat variojnë nga pagesat ilegale të heshtjes, deri te tentativat për ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve ose pengimit të punës së hetuesve.

Top Channel