Pjesëtarë të Flotës Operative dhe Departamentit Mbështetës Operativ në Policinë e Kosovës, protestojnë sot për të përcjellë pakënaqësinë për pagat.
Ankesa kryesore është ajo e mos rregullimit të vlerës së koeficientëve sipas pozicionit të efektivëve. Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri i cili theksoi se protesta do të ndikojë edhe në punën e Policisë së Kosovës, duke lënë të kuptohet se ajo nuk mund të funksionojë normalisht pa këto dy grupe.
Ministria e Punëve të Brendshme prej tre muajsh, sipas tij ka premtuar se do të rregullojë vlerën e koeficientit për punonjësit në fjalë, por deri tani, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Edhe pse i ka dërguar ministrit të brendshëm një shkresë për takim, Zeqiri thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ai sqaroi se protestës do t`i bashkohen rreth vetë.
Kreu i sindikatës shtoi se punonjësve u ka humbur durimi, ndërsa thotë se ata kanë mbetur në kategorinë e koeficientit të një sanitari. Ligji për paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, e kishte përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik në nivelin e 105 eurove. Megjithatë, në 7 prill Avokati i Popullit e dërgoi ligjin e pagave në Gjykatën Kushtetuese.
Top Channel