Jennifer Lopez shijon pushimet në Itali, por gjithë vëmendjen e marrin bizhuteritë e saj me vlerë marramendëse

15/08/2023 18:10

Jennifer Lopez ka veshur një palë rrobe banje ngjyrë rozë, ndërsa shijoi një ditë tjetër nën diell gjatë pushimeve të saj në Positano, Itali.

Këngëtarja e “Waiting for Tonight”, 54 vjeçe, u relaksua buzë detit, teksa kompleti ishte nga marka Swim by Di (107 dollarë) me prerje në bark dhe një shpinë të ekspozuar.

Për aksesorë, ajo mbajti një gjerdan prej ari Versace, duke shtuar një palë vathë, një byzylyk Van Cleef & Arpels me kokë luani me vlerë 35,000 dollarë dhe një byrzylyk të trashë ari në kyçin tjetër të saj. Ylli i filmit “Marry Me” shtoi syze elegante të zeza me detaje ari nga marka luksoze Cazal (650 dollarë) për t’i kombinuar me bizhuteritë e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Jennifer shfaqet me aksesorë kaq të shtrenjtë në publik. Ju rikujtojmë se së fundmi, ajo kishte veshur një kostum sportiv dhe me një palë atlete të bardha ndërsa po shkonte për të bërë stërvitje, duke bashkuar pamjen e saj atletike me një çantë të nivelit të lartë. Stili Himalayan është një nga çantat e dorës më të lakmuara (dhe të shtrenjta) në botë, me versionet e çantës së krokodilit të Nilit të J.Lo që shiten gjerësisht për 200,000 dollarë e lart në tregun e rishitjes, sipas Sotheby’s./ tar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA