Simptomat e ankthit, dhimbjet kronike dhe sëmundja e Alzheimerit mund të lehtësohen me një “ilaç” natyral, i cili na ndihmon në shëndetin e përgjithshëm të shëndetit.

Bëhet fjalë për kërcimin.

Starre Vartan, një shkrimtare shkencore ka thënë për Washington Post, se kërcimi e ndihmoi të kalonte momentet e vështira dhe të vetmuara gjatë pandemisë. Ekspertët bien dakord se vallëzimi mund të ketë efekte pozitive në tru.

Megjithatë, përfitimet e kërcimit nuk ndalen me kaq. Terapitë e kërcimit kanë shumë për t’i ofruar trupit, të tilla si shëndet më i mirë kardiovaskular, forcimi i muskujve dhe djegia e yndyrës, por edhe përfitime të rëndësishme në nivel emocional.

 “Çdo përvojë që kemi përjetuar, mbahet në trupin tonë, kështu që nëpërmjet lëvizjes, çdo tension çlirohet nga muskujt e shtrënguar’, shprehet doktoresha Angela Grayson, presidente e Shoqatës Amerikane të Terapisë së Vallëzimit.

Por si ndryshon vallëzimi nga çdo aktivitet tjetër fizik, si për shembull çiklizmi? Dr. Jacelyn Biondo, një terapiste e arteve krijuese në Universitetin Drexel në Filadelfia, është shprehur se kërcimi i lejon të gjithëve të shprehen në mënyrë unike dhe jo vetëm të marrin pjesë në një aktivitet monoton që ndjek një model të caktuar. Në fakt, ajo vë në dukje se terapia e kërcimit ka dëshmuar ndikimin e saj pozitiv tek njerëzit që vuajnë nga depresioni dhe ankthi, gjë që tashmë është e njohur gjerësisht, madje edhe kundër simptomave të skizofrenisë.

Një studim i kryer në vitin 2021 i udhëhequr nga dr. Jacelyn Biondo tregoi se pacientët me skizofreni që morën pjesë në terapinë e kërcimit, kishin më pak gjasa të vuanin nga halucinacionet dëgjimore, simptomat e paranojës dhe të menduarit deluzion, krahasuar me ata që përdornin terapi të rregullt të bisedës.

Përveç kësaj, ata që morën pjesë në formën më aktive të trajtimit shprehën emocionet e tyre në një masë më të madhe dhe kishin nivele të reduktuara të shqetësimit psikologjik.

Top Channel