Vila ku jetoi dhe vdiq Al Capone, mafiozi i famshëm i cili sundoi një perandori krimi, është shkatërruar.

Vlera e shtëpisë gjigande ishte 15.5 milionë dollarë. Al Capone e bleu atë në 1928 për 40,000 dollarë, pak para se të kapej nga autoritetet.

Si shtëpi ajo u ndërtua në vitin 1922, më një stil spanjoll dhe ndodhej në gjirin Biscayne (laguna e Floridës), afër Miamit. Shtëpia e kriminelit iu shit një kompanie, 93 Palm Residences LLC, në tetor të vitit 2021.

Vila përfshinte një pishinë, një plazh privat dhe shtatë dhoma. Al Capone, i mbiquajtur Scarface (për plagët në fytyrën e tij), ishte pronar deri në vdekjen e tij më 25 janar 1947, 48 vjeç.

Shtëpia e gangsterit u shkatërrua pavarësisht përpjekjeve për ta ruajtur atë. Një organizatë e ruajtjes së trashëgimisë arkitekturore mblodhi pa sukses mijëra nënshkrime për të parandaluar prishjen e shtëpisë së Al Capone.

Mediat lokale publikuan fotografi të rrënojave nga shtëpia e shembur.

Rezidenca ishte në gjendje të pastër pas një rinovimi miliona dollarësh, sipas një peticioni të Change.org për ta shpëtuar atë. Promovuesit e iniciativës theksuan se prishja e saj do të ishte “humbje e një pjese të rëndësishme jo vetëm të historisë sonë lokale, por edhe asaj të Shteteve të Bashkuara”.

Ishte një nga shtëpitë më të vjetra në Miami Beach dhe fillimisht i përkiste Clarence Busch të dinastisë Anheuser-Busch, i cili dikur e kontrollonte atë. Kompania më e madhe e birrës në botë.

Bush në vitin 1928 ia shiti shtëpinë Al Capone-s për 40,000 dollarë, pak para se të kapej nga autoritetet amerikane, të cilat mund ta akuzonin vetëm për evazion fiskal.

Alphonse Gabriel Capone, i mbiquajtur vdiq nga një atak në zemër në këtë rezidencë menjëherë pasi u lirua në 1947.

Mafiozi i Çikagos, i cili pretendonte se ishte një tregtar antik, fitoi shumë para nga tregtia e paligjshme e pijeve alkoolike, për shkak të të ashtuquajturave ligje të ndalimit në fuqi në atë kohë dhe lojërave klandestine të fatit.

FOTO GALERI
3/31

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA