Bletët sulmojnë njerëzit në një funeral, një i vdekur dhe katër të plagosur rëndë

15/08/2023 14:20

Një burrë vdiq dhe katër të tjerë u plagosën pasi u sulmuan nga një tufë bletësh, gjatë një funerali në Indi.

Njerëzit që morën pjesë në funeral ishin duke ecur përmes fshatit Kherwa, afër Dhar në shtetin e Madhya Pradesh, kur u zunë pritë nga kolonia e bletëve.

Bletët ndoqën grupin e njerëzve duke shkaktuar kaos.  Një burrë i quajtur Bondar Singh u vra në sulm, konfirmoi policia lokale, ndërsa katër të tjerë u dërguan në spitalin në Barwani, thuhet me lëndime të rënda.

Sipas MailOnline, incidenti ndodhi pasi kishin kryer rritet e varrimit në Muktidham.

Në maj, gjashtë persona u pickuan për vdekje pasi një shofer autobusi u përplas me një kosheret plot me bletë afrikane në Nikaragua. Shoferi 22-vjeçar humbi kontrollin e autobusit të shkollës pas problemeve mekanike dhe u rrëzua në një shpat të thellë 160 metra në komunën e San Sebastián de Yalí. Nga përplasja bletët filluan të thumbonin vazhdimisht pasagjerët në autobus.

Në prill të vitit të kaluar një burrë 70-vjeçar Thomas Hicks, u vra nga një tufë prej 60,000 bletësh që e sulmuan atë ndërsa ai po kosittë lëndinën e tij në Teksas. Pickimet e shumta bënë që ai të pësonte një arrest kardiak dhe humbi jetën në oborrin e tij në Stephens County.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA