Protestuesit në New York akuzojnë kryebashkiakun për ‘shkatërrim” të qytetit me krizën e emigrantëve (fotot)

14/08/2023 21:45

Rezidentë të zemëruar të New York ndaluan në rrugë dje kryebashkiakun Eric Adams duke kërkuar arsyet përse po “shkatërron” qytetin me politikat e krizës së emigracionit, teksa ky i fundit përpiqej t’ia kalonte fajin presidentit Biden.

Protestuesit në zonën Queens brohorisnin për atë që quanin “qyteti tendave” me pankarta e brohorima si “Jo qytet tendash!” si dhe “Vetëm një mandat për kryebashkiakun” në protestën pranë kishës së Bellerose.

“Ju keni të drejtë të vendosni cilin të zgjidhni si kryebashkiak. Kështu e tregoni fuqinë tuaj”, tentonte të përgjigjej Adams, sipas regjistrimeve audio të mediave.

Adams tha më tej: “Nëse mendoni se nuk kam berë punën time në këto 18 muaj me kaosin që më lanë ata para meje, keni të drejtë të bëni çfarë të doni”.

Phil Orenstein, kreu i klubit republikan të Queens, nxiti Adams “thuaj presidentit tënd” të ndalojë sjelljen e emigrantëve në New York.

“Presidenti im? Presidenti është vetëm një,” u përgjigj Adams.

Orenstein shprehte më tej zemërimin e komunitetit amerikan për kampin e tendave në zonën Creedmoor duke i kërkuar Adams “t’i kthejë ata prapa” ose në Uashington, ose në Meksikë.

“Pse nuk i çoni në Rikers Island? Aty ka shumë ndërtesa të braktisura. Mos i sillni në Creedmoor, jo në këtu në zonën tonë, po na shkatërroni komunitetin, po bie vlera e pronës, ka vetëm krim dhe të droguar”, thotë në regjistrim Orenstein.

Aktivisti vijonte më tej: “Ki pak guxim, ktheji në Uashington, mbro njerëzit e tu, ne jemi njerëzit e tu!”

Adams refuzonte të quante emigrantët ilegalë, por tha më tej se nëse New York i deportonte ata mund të sanksionohej nga qeveria federale dhe qyteti mund të humbiste fondet.

Javës që shkoi mediat vendase thanë se New York do të marrë 12 miliardë dollarë në tre vitet e ardhshme për emigrantët ose rreth 20 milionë në muaj.

Rreth 100,000 burra gra e fëmijë kanë ardhur në York City prej vitit 2022, shumica e të cileve po qëndrojnë në 198 qendra të improvizuara në qytet.

FOTO GALERI
4/7
Rreth 100,000 burra gra e fëmijë kanë ardhur në York City prej vitit 2022, shumica e të cileve po qëndrojnë në 198 qendra të improvizuara në qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA