Në rrugët e Vlorës nuk ngjall më habi fakti se ka italianë, por përveç pushimeve fqinjët nga përtej detit edhe punojnë në qytetin bregdetar.

Ata punojnë në biznese fasone, kuzhinë, në bujqësi etj etj.

Një prej tyre është Laura Belvizo, një e re nga Roma e cila ka disa muaj që punon në Vlorë.

“Jetoj në Shqipëri dhe ndjehem shumë mirë në këtë qytet. Njerëzit janë të gjithë sjellshëm. Jam këtu që prej majit. Vlora është qyteti më i mirë në Shqipëri. Është e qetë dhe jo shumë kaotike edhe pse jemi në gusht”, tha ajo.

Laurën e gjen çdo ditë në terminalin e portit të Vlorës ku shpërndan karta telefoni për bashkombas e të tjerë, dhe shprehet se ndihet shumë e lumtur që jeton në qytetin e Vlorës

“Kam gjetur punë këtu. Do të qëndroj se kam dhe projekte të tjera. Këtu është plot me italianë. Ka shumë që po vijnë me pushime. Mendoj që do vijnë të gjithë italianët këtu”, shton italiania.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA