​Hovenier: Aktivitetet e përbashkëta tregojnë lidhjet e forta që SHBA-ja ka ndërtuar me Kosovën

14/08/2023 20:56

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar takime me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku dhe me atë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç.

Hovenier ka shkruar në Twitter se aktivitetet në kuadër të trashëgimisë kulturore, muzikës e sportit, thellojnë lidhjet e forta mes SHBA-së dhe Kosovës.

E shijova bisedën sot me ministrin e Kulturës Hajrullah Çeku për një sërë nismash të vazhdueshme të fokusuara në trashëgiminë kulturore, muzikën, sportin dhe artin e Kosovës. Të gjitha këto aktivitete thellojnë lidhjet e forta që kemi ndërtuar së bashku mes amerikanëve dhe kosovarëve nga të gjitha sferat e jetës”, tha Hovenier.

Hovenier është deklaruar edhe pas takimit me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç.

Takim i mirë me ministrin për Komunitete dhe Kthim. Të vlerësojmë përpjekjet e ministrit dhe ekipit të tij për të mbështetur të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të kthimit në kushte dinjiteti dhe sigurie. Ky mbetet një prioritet i lartë për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë”, ka shkruar ambasadori amerikan në ‘Twitter’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA