Tym nga çatia! Shkëmbim zjarri, pamjet kur RENEA rrethon banesën e 62-vjeçarit në Maliq

12/08/2023 10:14

Policia ka publikuar pamjet e aksionit të Forcave Speciale të RENEA-s, gjatë aksionit në banesën e 62-vjeçarit në Maliq që tentoi të vriste gruan dhe djalin.

Ramiz Muçollari qëndronte i armatosur në papafingon e shtëpisë së tij, kur dhjetëra efektivë hynë në katin e dytë të banesës. Mes autorit dhe RENEA-s ka pasur shkëmbim zjarri dhe sikurse duket nga pamjet me dron, nga çatia del tym.

Pas më shumë se një ore aksion, RENEA ka ekzekutuar Muçollarin.

Top Channel