Çmimet e perimeve në Kosovë kanë pësuar rritje. Të shtunën, në Tregun e Gjelbër të Prishtinës, një kilogram spinaq shitej nga katër deri në pesë euro.
Specat shiten deri në dy euro e më shumë, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas tregtarëve, kjo vjen për shkak të mungesës dhe prodhuesit kanë rritur çmimet.
“I kanë rritur edhe prodhuesit, sepse ta me çmim që e kanë shitë më herët nuk i mbulojnë shpenzimet. E kanë rritë pak çmimin ata edhe është mungesë se për shkak të kohës që nuk ishte e mirë dhe ka mungesa të mallit”, thotë tregtari Patriot Maqastena.
Për qytetarët këto çmime janë shumë të larta, madje thonë se kanë ulur edhe sasinë e blerjes.
“Shumë të larta, prandaj edhe blera është shumë e ulët se vitin e kaluar, shumë pak janë furnizuar edhe me pemë e perime për dimër”, thotë një qytetar.
Furnizimin me perime, tregtarët janë duke e bërë nga prodhuesit vendorë. Domatja shitet nga 80 cent deri në një euro, trangujt shiten për një euro, karotat një euro e gjysmë.
Top Channel