Gushti kulturor/ Teatri “shëtit” për pushime, shfaqje në disa qytete me pushues

12/08/2023 20:18

Gushti, muaji i nxehtë i pushimeve të mëritura duket se edhe aktivitetet kulturore i ka të shpërndara nëpër të gjithë Shqipërinë.

Teatri Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli do të jetë në Odeonin Veror në Pogradec për shfaqen “Gruaja e thyer” më 13 gusht.

Ndërsa më 16 gusht në Sarandë, në kalanë e Lëkursit. Shfaqja është një monodramë e kohës, që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton.

Teatri Komëbëtar do të çojë “Fermën e Kafshëve” më datën 24 në Vlorë e më pas në 25 dhe më 26 në Vlorë e Durrës. Shfaqja e mirënjohur e George Orwell vjen nën regjinë e Driada Dervishit. Opera në tour, çon në Durrës dhe në Shëngjin përkatësisht më 14 dhe 18 gusht koncert me këngë dhe valle tradicionale nga të gjitha trevat.

Vazhdon festivali i Porto Palermos në kala deri më 14 gusht. Që nga Elina Duni tek Eda Zari, Gëzim Myshketa, Josif Gjipali, Kastriot Tusha, Marsela Çibukaj e shumë të tjerë kanë mbushur netët e organizuara nga violinisti Olen Cesari.

Në Muzeun Marubi në Shkodër vazhdon të jetë e hapur ekspozita fotografike e vëllezërve Janaki e Milton Manaki. Ekspozita i kushton një vëmendje të veçantë popullatave lëvizëse, përafërsive etnografike dhe ritualeve të ngjashme të popujve të Ballkanit, të cilat i gjejmë të pasqyruara në rrugëtimet e Manakëve në rajon.

Në Përmet vazhdon deri më 13 gusht festivali Nona, me gjyshe nga gjithë Shqipëria për të katërtin vit.

Një artizane një pemë më 25 dhe 26 gusht do mbledhë në Pazarin e vjetër, Korçë gratë dhe vajzat e qytetit, në një ekspozitë  në kuadër të sezonit turistik. Me qëllim rritjen e numrit të vizitorëve dhe ruajtjen e artizanatit do të realizohet ekspozitë e punimeve artizanale.

Ndërsa festivali i librit, varg festival do të vazhdojë rrugëtimin në Shkodër.

Top Channel