Më shumë emergjenca gjatë verës, dhuruesit me pushime/ Zvogëlohen rezervat e gjakut në Kosovë

11/08/2023 18:35

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Kosovë po përballet me zvogëlim të rezervave të gjakut, pasi ka numër të vogël të dhuruesve për shkak të sezonit së pushimeve.

Doktoresha Hedije Mahmutaj tha se rastet emergjente të shtuara ditëve të fundit kanë ndikuar në zvogëlimin e rezervave të gjakut.

“Është shkaku i emergjencave të shpeshta që kemi pas dhe kemi dhurues më pak, shkaku i sezonit të verës, shkaku i pushimeve dhe është vërejtur kjo se ka rënë sasia e gjakut. Gjendja me gjak dhe me produkte të gjakut është e qëndrueshme sepse kemi bërë një ftesë për dhurues vullnetarë të gjakut sepse kemi pasur emergjenca të shtuara ditëve të fundit dhe rezervate gjakut kanë filluar të zvogëlohen. Ne çdo ditë presim dhurues të gjakut, çdo ditë kemi aksione për dhurimin e gjakut në qytete ose në organizata të ndryshme por gjatë verës kemi dhurues më pak, shkaku i pushimeve verore, kjo dukuri nuk ndodh vetëm te ne Kosovë, por kjo dukuri është në të gjithë botën, pra gjatë verës, gjatë festave, gjatë kohës me borë apo festat e ndryshme, atëherë veç bie (numri) për dhurues të gjakut, kemi dhurues të gjakut më pak”, tha ajo.

Ajo tha se mungesë më shumë vërehet te grupi i gjakut A dhe 0.

“Kemi ftuar dhurues të gjakut se është në kufirin e poshtëm gjendja e rezervave, po është vikendi nuk po dihet e nesërmja çka po sjell nuk po dihet urgjenca çfarë urgjenca kemi, kemi pas për shembull grupin A pak me më pak, më pak grupin 0 dhe kjo, ndërsa një pacient që është me politrauma me gjakderdhje masive ai mund të i merr deri në 600 doza brenda 24 orëve prandaj ne mundemi tani me pas për momentit varësisht prej situatës, varësisht prej pacientit nuk e dimë sa kërkesa kemi dhe sa janë ato kërkesa”.

Mahmutaj theksoi se transfuzioni i gjakut ka nevojë çdo ditë për dhurues të gjakut.

“Shpresojmë që do të na përgjigjen dhuruesit e gjakut për me i ndihmuar pacientët që kanë nevojë, çdo herë kur kemi apeluar ka pasur njerëz me vullnet të mirë për me dhuruar gjak, shpresoj që edhe kësaj here do të i përgjigjen ftesës sonë. Prandaj çdo qytetar që gëzon shëndet të mirë, i moshës 18 deri 65 vjeç dhe ka dëshirë dhe vullnet me ndihmuar dikë që ka nevojë, le të lajmërohet në qendrën më të afërt për me dhuruar gjak, gjaku i tyre është i nevojshëm për pacientët që kanë nevojë, transfuzioni i gjakut ka nevojë çdo ditë për dhurues të gjakut, pacientët kanë nevojë për gjakun e tyre”.

Ndërsa qytetari nga Drenasi, Enver Thaçi, tha se dhuron vazhdimisht gjak dhe apeloi për qytetarët që të ndihmojnë te tjerët që kanë nevojë.

“Jap disa herë, nëntë apo dhjetë herë deri më tash, jap rregullisht, mesazhi im kush mundet të japim të gjithë, kush ka nevojë të i ndihmojë sadopak”, tha ai.

Edhe Sabri Bytyçi, dhurues i rregullt i gjakut, tha se do të vazhdojë të dhurojë gjak çdo vit.

“Jam dhurues i rregullt i gjakut, vazhdimisht nga paslufta, me dhënë gjak më shpëtuar një jetë, u bëj apel të gjithëve të dhurojnë gjak se shpëton jetë”, u shpreh Bytyçi.

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut në Prishtinë është e hapur çdo ditë pune nga ora 8:00 deri 18:00, ndërsa gjatë fundjavës nga 09:00 deri 16:00./ KosovaPress

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA