Trafik edhe në fshatin Vuno, radhë të gjata makinash në bregdetin shqiptar
					 10/08/2023 14:31					
				
				Bregdeti shqiptar vijon të përballet me trafik të rënduar makinash, ndërsa jemi në pikë të sezonit turistik.
Në pamje duken radhët e gjata në hyrje të fshatit Vuno, i cili ndodhet mes Himarës dhe Dhërmiut.
Trafik i rënduar është krijuar edhe në aksin Sarandë-Ksamil, ndërsa kolona e makinave ishte rreth 10 kilometra në orët e mëngjesit.
Vendasit dhe të huajt zgjedhin bregdetin shqiptar për ujin e kristaltë dhe vendet magjepsëse.
Mediat prestigjoze ndërkombëtare i kanë bërë jehonë Shqipërisë, të cilën e konsiderojnë si një nga perlat e fshehura të Evropës.
Top Channel