Nuk i ngjan njeriut, kafka 300 mijë vjeçare e gjetur në Kinë mund të rishkruajë historinë e evolucionit tonë

10/08/2023 14:16

Një kafkë e lashtë po i befason shkencëtarët që e studiuan, sepse duket ndryshe nga çdo paraardhës i njohur i njeriut.

Kafka misterioze 300,000-vjeçare e një fëmije rreth 12 ose 13 vjeç u zbulua për herë të parë në Hualongdong në Kinën Lindore në vitin 2019, së bashku me një kockë këmbe.

Studiuesit mendojnë se individi, i njohur vetëm si ‘HDL 6’, është një përzierje midis njerëzve modernë dhe një hominine të panjohur që ekzistonte në Kinë në atë kohë, raportoi Science Alert të hënën.

Kafka ka tipare të fytyrës që janë të ngjashme me njerëzit e hershëm modernë, të cilët shkencëtarët mendojnë se filluan të degëzohen nga një paraardhës tjetër i njeriut i njohur si Homo Erectus diku midis 550,000 dhe 750,000 vjet më parë .

Por gjymtyrët, kapaku i kafkës dhe mjekra e prerë  “duket se pasqyrojnë tipare më primitive“, shkroi Xiujie Wu, një paleontolog nga Akademia Kineze e Shkencave në një analizë të eshtrave të botuar më 31 korrik.

Këto tipare janë më afër strukturës së fytyrës së një ‘Denisovan’ , një degë tashmë e zhdukur e homininëve të Azisë Lindore që u nda nga Neandertalët rreth 400,000 vjet më parë.

Kjo formë e çuditshme e kafkës “nuk është regjistruar kurrë në grumbullimet fosile të homininëve të Pleistocenit të Mesëm në Azinë Lindore“, thanë shkencëtarët në një analizë të fundit.

Nëse është një paraardhës i pazbuluar i njeriut, kjo gjetje mund të rishkruajë historinë e evolucionit njerëzor.

Historia njerëzore është më e komplikuar nga sa mendonim

Kjo nuk është hera e parë që mbetjet njerëzore kanë tronditur rrugën e pastër evolucionare që mendohet deri te njerëzit.

Shumë prej nesh dimë se Homo sapiens doli nga Homo Erectus në Afrikën Sub-Sahariane rreth 200,000 vjet më parë.

Por realiteti duket se është shumë më i çrregullt. Fosilet arkaike të Homo sapienit shpesh mbartin një përzierje të strukturave të vjetra të fytyrës dhe tipareve moderne, kështu që afati kohor është pak më i komplikuar nga sa e kanë librat shkollorë.

Pëe shembull, për mbetjet e gjetura në Marok në vitin 2017 nga rreth 300,000 vjet më parë me tipare të ngjashme me Homo sapien, sugjeronin se njerëzit mund të ishin shfaqur shumë më herët sesa mendohej më parë.

Gjetjet e fundit të mbetjeve njerëzore arkaike në Izrael dhe Greqi, që datojnë rreth 200,000 vjet më parë, sugjeruan gjithashtu se paraardhësit njerëzorë mund të ishin larguar nga Afrika shumë më herët sesa mendohej më parë.

Ekzistojnë gjithashtu prova paleontologjike dhe gjenetike që sugjerojnë se njerëzit e lashtë janë ndërthurur me Neandertalët dhe Denisovanët, kushërinjtë e tyre, duke i komplikuar më tej linjat e gjakut.

Nëse vërtetohet se janë të sakta, gjetjet e Azisë Lindore mund të shtojnë një degë tjetër të “shembullit pre sapiens”, duke sjellë më shumë njohuri për pemën njerëzore të jetës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA