
22/02 16:36
Reperi kanadez Tory Lanez është dënuar me 10 vjet burg për plagosjen e Megan Thee Stallion.
Lanez e qëlloi fituesen e çmimit Grammy në këmbë, pas një debati mes të dyve pas një feste në vitin 2020.
Ai u shpall fajtor për tre akuza në dhjetor dhe që atëherë është mbajtur në burg. Të shtënat e detyruan Megan Thee Stallion t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr plumbat nga këmba e saj.
Prokurorët argumentuan se Lanez meritonte një dënim më të gjatë dhe për faktin se pas sulmit kreu një fushatë për ta poshtëruar Megan Thee Stallion.
Lanez, emri i vërtetë Daystar Peterson, ka pasur 7 albumet më të mira në SHBA në shtatë vitet e fundit.
Top Channel