Rikthimi i qarkullimit të virusit të Covid 19 në vendin tonë nuk ka kursyer as fëmijët e vegjël, të cilët krahas virozave të shumta për të cilat shkojnë te mjeku pediatër, janë konstatuar edhe pacientët e vegjël të prekur nga Covid 19.

Madje, ka raste te cilët kanë pasur nevojë për hospitalizim në shërbimin e pediatrisë. Por mjekët thonë se nuk ka vend për panik, pasi thjesht ka shtim të numrit të të infektuarve, por jo në shifrat e pandemisë.

“Kemi ende raste me Covid, pra nuk duhet harruar, pavarësisht se frekuenca nuk është alarmante. Kemi të shtruar dy fëmijë, por në fillim të javës ishin më tepër, shtatë fëmijë. Në spital, ne mbajmë vetëm ata fëmijë që kanë nevojë për ndihmë spitalore”, thotë shefja e shërbimit në pediatri, Xhorxhina Kuli.

Por cilat janë simptomat që manifestojnë të vegjëlit në këtë periudhë?

“Ne e dimë që Covid nuk ka ndonjë shenjë specifike, me shenja të një infeksioni viral, temperatura të lartë që nuk bie. Po ashtyu kollë, rrufë. Ka një situatë epidemiologjike dhe te pjesëtarë të tjerë të familjes”, shprehet Kuli.

Mjekët thonë që nuk ka vend për panik por thjesht të tregohet kujdes për të mos neglizhuar simptomat

Edhe mediat ndërkombëtare prej ditësh flasin për një valë të re Covid-i në këto ditë vere, ç’ka ka shtuar numrin e pacientëve në spitale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA