Edhe pas reagimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë monedha evropiane vijon të humbasë pikë në tregun valutor.

Pas një ringritje të lehtë në datën 3 Gusht ku arriti të këmbehej në 104.7 lekë, euro ka vijuar të humbasë pikë. Kështu në pothuajse një javë euro ka humbur 1.49 pikë kundrejt lekut.

Sërish dobësimi i monedhës evropiane po ndodh me ritme më të ngadalta se periudha e fundit të korrikut, atëherë kur brenda dy ditëve humbi katër pikë. Banka e Shqipërisë ka rritur kufirin e blerjes së eurove duke e dërguar totalin në 300 milionë euro, ndërsa ankandi i fundit u zhvillua të premten ku 18 milionë euro u blenë nga tregu, rreth 6 milionë euro më shumë seç ishin planifikuar.

Leku ka vijuar te forcohet edhe kundrejt monedhave të tjera si dollari, paundi britanik dhe franga zviceriane, ndërsa sipas institucioneve monetare ky forcim bazohet te përmirësimi i indikatorëve ekonomikë në vend. Më shume fluks nga turistët, investimet e huaja direkte dhe rritja e tregtisë së jashtme kanë sjellë këtë zhvillim sipas institucioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA