Filmi “Barbie” dominoi për të tretën fundjavë radhazi në kinematë amerikane, teksa vlera globale e përfitimit arriti në 1 miliardë dollar, për herë të parë për një regjisore grua.

Produkti kinamtografik, tashmë i kthyer në një fenomen, po bën histori me arritjet në një kohë rekord.

Filmi, i cili më parë shënoi fundjavën më të madhe të hapjes së vitit, ka rrëmbyer imagjinatën e shikuesve të filmave në mbarë botën dhe rezultatet janë tepër mbresëlënëse.

Me Margot Robbie në rolin e kukullës ikonike Barbie dhe Ryan Gosling në rolin e të dashurit Ken, filmi fitoi vetëm për tre ditë gjatë fundjavës 53 milionë dollar, e më pas shifrat nisën të rriteshin me shpejtësi.

Tashmë njerëzit nga e gjithë bota e kanë kthyer në trend veshjen me ngjyrën rozë, të cilat janë identifikuese për Barbin. Ata nuk ngurojnë të paraqiten në kinema me detajet ngjyrën rozë, për të ndjerë më shumë atmosferën e fenomenit “Barbie”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA