Tërmet në Kinë! Dëme dhe të lënduar nga lëkundjet me magnitudë 5.4

06/08/2023 11:47

Një tërmet i cekët me magnitudë 5.4 goditi Kinën lindore në orët e para të së dielës, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS), me mediat shtetërore që raportuan të paktën 21 persona të plagosur dhe dhjetëra ndërtesa të shembura.

Tërmeti, i cili goditi të shtunën në orën 2:33 të mëngjesit ishte 26 kilometra në jug të qytetit Dezhou në provincën Shandong, në një thellësi prej 10 kilometrash, tha USGS.

Ishte më i forti që goditi provincën në më shumë se një dekadë, sipas mediave shtetërore kineze.

Tërmeti u ndje deri në Pekin dhe Tianjin, si dhe në Shangai, rreth 800 kilometra nga epiqendra.

Videot në mediat sociale treguan dridhje të llambadarëve, tokë që dridhej dhe njerëz që evakuonin nga shtëpitë e tyre, ndërsa një tjetër video tregonte njerëz që kalonin pranë tullave të shpërndara në tokë.

Duke cituar autoritetet e Shandong, transmetuesi shtetëror CCTV tha se kishte të paktën 21 të plagosur dhe se 126 shtëpi ose ndërtesa të tjera ishin “shembur” nga tërmeti, i cili u pasua nga 52 pasgoditje.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Kinës ka nisur një përgjigje emergjente të nivelit të katërt dhe ka dërguar një ekip në provincën Shandong për të udhëhequr punën e shpëtimit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Pamjet nga CCTV treguan personelin e shpëtimit me uniforma të kuqe duke marshuar pranë tendave të ndihmës së parë që ishin ngritur në fushën e një palestre shkolle të rrethuar nga ndërtesa në dukje të padëmtuara.

Një zyrtar nga Byroja Sizmologjike Shandong tha se mundësia e një tërmeti më të madh ishte “shumë i vogël”, sipas mediave lokale.

Top Channel