Rriten tensionet mes Izraelit dhe Palestinës, vriten tre militantë palestinezë

06/08/2023 21:31

Tre militantë palestinez u vranë nga forcat izraelite të dielën, duke nxitur kështu një valë të re tensionesh mes dy vendeve.

Në deklaratën e dhënë, ushtria e Izraelit tha se forcat e saj ndaluan një sulm terrorist ndërsa njëri nga viktimat ishte pjesë e grupeve militante në Bregun Perëndimor verior. Agresorët, thanë forcat ushtarake, u nisën nga kampi i refugjatëve Jenin për të kryer misionin por u ekzekutuan gjatë rrugës përfshirë dhe drejtuesin e grupit një 26-vjeçar.

Vdekjen e tre të rinjve pranë qytetit Arraba e konfirmoi dhe Ministria Palestineze e Shëndetësisë. 26-vjeçari sipas deklaratës nga ushtria izraelite ishte përfshirë më herët në operacione të ndryshme kundër forcave të saj. Dhuna dhe tensionet mes Izraelit dhe Palestinës ka ardhur duke u rritur ndërsa shpesh dy vendet janë përfshirë dhe në konflikt të armatosur.

Ndërkohë, Kampi i refugjatëve Jenin, një nga më të mbipopulluarit dhe më të varfrit në Bregun Perëndimor, është bërë sinonim i militantizmit dhe rezistencës palestineze kundër Izraelit, I cili e sheh si një qendër strehimi të terroristëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA