Ashtu siç ishte parashikuar, vendi ynë është “pushtuar” nga reshjet e shiut, pas ditëve të nxehta.

Edhe qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë në një stuhi shiu me intesitet të lartë rreth orës 10, ku pushuesit nuk kanë mundur të bëjnë plazh. Edhe ata që kanë preferuar të shkojnë herët, janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Si pasojë ka pasur edhe trafik të rënduar, ndërsa ka më shumë se 40 minuta që reshjet e shiut vijojnë pa ndalim.

Ndërsa policia kufitare ka apeluar që të shmanget lundrimi pasi deti ka dallgë me përmasa të mëdha që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre, dy tragete kanë mbërritur në port pa probleme.

Shiu vjen pas temperaturave ekstrem të valës afrikane që përjetoi vendi ynë. Gjithsesi moti i keq nuk do të zgjasë shumë pasi fillimi i javës tjetër pritet të jetë me mot të mirë, ku pushuesit e Vlorës, por jo vetëm, mund të shijojë plazhin dhe rrezet e diellit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA