Daily Mail, media e famshme britanike, ka kryer një investigim për kontrabandistët të cilët transportojë emigrantë nga Shqipëria për në Angli dhe më pas, ata të cilët kërkohen nga policia apo banda të tjera, i ndihmojnë të largohen jashtë Anglisë.

Sipas tyre kontrabandistët e emigrantëve po fitojnë para duke sjellë emigrantë të paligjshëm në Britani dhe duke ndihmuar kriminelët e kërkuar, përfshirë vrasës, të arratisen përtej Kanalit.

“Shqiptarët po reklamojnë me paturpësi udhëtime në kamionëve për njerëzit që kanë probleme dhe duan të largohen sa më shpejt nga Anglia”, shkruan media.

Një ndër, ta i tha një gazetari të inflitruari të Mail se mund të arratisej po atë ditë, për 3,000 paund.

Një tjetër kontrabandist i cili përdor TikTok si një mënyrë marketingu, ofron shërbim me porosi prej 17,500 £ për t’u shpëtuar kriminelëve duke falsifikuar dokumente si pasagjer në kamion.

Ndërkohë sot deputetët konservatorë sulmuan bandat që fitojnë para duke “përdorur Mbretërinë e Bashkuar si një shesh lojërash kriminale”.

Alp Mehmet i Migration Watch UK tha: ‘Vendi ynë, dikur i nderuar për ligjin dhe rendin e tij, po kthehet në Perëndim të Egër nga kriminelët shqiptarë që duket se kanë marrë kontrollin dhe mund të bëjnë si të duan. Është krejtësisht e turpshme.”

Forcat e policisë britanike po ndjekin të paktën 38 kriminelë të dyshuar shqiptarë, përfshirë nëntë të kërkuar për vrasje dhe dy përdhunues të dyshuar, njëri që akuzohet për sulmin ndaj një fëmije, shkruan media.

Të dyshuar të tjerë shqiptarë në arrati përfshijnë një mashtrues me 3 milionë paund, një abuzues në familje, një prodhues kanabisi, një tregtar kokaine dhe një të arratisur që i ka shpëtuar burgut.

Dyshohet se disa prej tyre mund të kenë ikur nga MB me ndihmën e kontrabandistëve.

Një reklamë e TikTok e gjetur nga Mail thoshte: ‘Njerëzit me probleme që duan të largohen nga Anglia sa më shpejt të jetë e mundur, duke shkuar në Francë ose Belgjikë në pjesën e pasme të kamionit. Çmimi 2500 sterlina.’

Faqja e dytë e bandës së kontrabandës në TikTok me mbi 140 reklama, disa të klikuara mbi 5,000 herë, ofrojnë “hyrje dhe dalje me kamion”. Dhe një faqe tjetër jep mesazhe të drejtpërdrejta për ‘kushdo që dëshiron të kthehet në BE nga Anglia me kamion, njerëz me probleme që nuk mund të marrin një aeroplan. 100 për qind garanci’.

Faqja kishte mbi 40 postime, shumë prej të cilave ofronin kalim të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar ose me kamion ose jaht ‘super komfort’, ku u kërkonte shqiptarëve në Francë ose Belgjikë të kontaktojnë.

Gazetari i infiltruar i Daily Mail 

Kur një gazetar i fshehtë i Mail kontaktoi këtë faqe dhe la të dhënat e tij. Ai mori një mesazh nga një kontrabandist shqiptar me një numër telefoni në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas bisedës në WhatsApp, gazetari i shpjegoi se i afërmi i tij në Mbretërinë e Bashkuar duhej të arratisej sa më shpejt që të ishte e mundur, sepse ai kishte goditur me thikë një anëtar të bandës rivale që po përpiqej të grabiste fabrikën e tij të kanabisit. Gjithashtu në historinë e shpikur ai shtoi se viktima kishte vdekur më vonë në spital.

Kontrabandistit iu deshën pak minuta për t’i dhënë një çmim prej 3.000 paundësh për të shkuar në Francë. Ai la takim në orën 1 të mëngjesit në një pikë karburanti.

“Shoferi duhet të jetë aty. Dorëzo paratë shoferit dhe pa asnjë shqetësim ai do të jetë në Francë”, ka thënë kontrabandisti.

Një tjetër llogari kontrabandistësh e quajtur ‘Travel Agency London” tha se për 17,500 £ ai do të udhëtonte në një kamion belg, i pajisur me dokumente false.

“Në kamion, ai nuk do të digjet. Askush nuk do ta gjejë dhe ta ndalojë atë. Mos u shqetësoni”, inkurajoi kontrabandisti. “Ne sjellim njerëz nga Belgjika në Angli në kabinën e kamionit si pasagjer gjatë gjithë kohës.”

Deputeti Gareth Johnson

Deputeti konservator Gareth Johnson, i cili është një ish-avokat, i përshkroi gjetjet si ‘të frikshme’.

“Po e trajtojnë vendin tonë si shesh lojërash kriminale,” tha ai. “Nëse kriminelët vijnë këtu në mënyrë të paligjshme, vështirë se mund të habitemi që kriminelët po arratisen edhe kur kërkohen, por është krejtësisht cinike që janë të njëjtat banda që bëjnë para për t’i marrë në të dyja drejtimet.”

Deputetja e tjera konservatore Natalie Elphicke, zona elektorale e së cilës është Dover, ku shumë emigrantë hyjnë në MB, tha: “Ky hetim nënvizon se kriza e varkave të vogla ka të bëjë me krimin e rëndë dhe të organizuar, si dhe me imigracionin e paligjshëm.

“Bandat kriminale do të ndalen vetëm kur ta dinë se nuk do të kenë sukses të përdorin varka të vogla. Kjo është arsyeja pse Franca duhet të punojë së bashku me Britaninë e Madhe për të ndaluar anijet e vogla që largohen nga brigjet franceze për t’i dhënë fund këtij kriminaliteti njëherë e përgjithmonë”, shton ajo.

Të dyshuarit shqiptarë të arratisur

Të dyshuarit shqiptarë të kërkuar kanë arritur të arratisen nga Britania e Madhe në shumë raste.

Eugert Merizaj u largua nga Britania e Madhe pasi kreu ekzekutimin e “planifikuar me përpikëri” të një rivali të drogës në Hartlepool në vitin 2019.

Ai bleu një sëpatë dhe lidhëse kabllo për të ndihmuar në kryerjen e ekzekutimit ndërsa një tjetër anëtar i bandës së krimit shqiptar qëlloi me armë.

Pas një kërkimi ndërkombëtar ai u gjet duke jetuar në Belgjikë me një emër të rremë dhe u ekstradua në MB, ku u dënua për vrasje dhe u burgos për 32 vjet vitin e kaluar.

Policia e Cleveland është ende në ndjekje të tre shqiptarëve të tjerë, Daniel Kadiu, Armando Marku dhe Sajmir Dodoveci, në lidhje me këtë rast, të cilët besohet se jetojnë jashtë shtetit. Detektivët në Teesside po punojnë me agjencitë ndërkombëtare të krimit për t’i gjurmuar.

Të dyshuarit në raste të tjera përfshijnë Ron Domi, 21 vjeç, nga Luton, i cili kërkohet për përdhunimin dhe sulmin seksual të një vajze adoleshente nën 16 vjeç.

Është e paqartë se ku ka shkuar, por detektivët kanë thënë se po ashtu edhe Lutoni, Domi ka lidhje me veriun e Londrës dhe Shqipërinë. Ata u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit shqiptar për informacion mbi vendndodhjen e tij.

Tik Tok bllokon llogaritë e kontrabandës

TikTok ndaloi llogaritë e kontrabandës me njerëz pasi u njoftua nga Mail, por kur faqe të tilla hiqen, ato zakonisht rishfaqen shpejt në një formë të ngjashme.

Një zëdhënës i TikTok tha: “Ne kemi zero tolerancë për përmbajtjen që lehtëson kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Videot dhe llogaritë në fjalë janë ndaluar dhe ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me zbatimin e ligjit në Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e industrisë për të gjetur dhe hequr përmbajtje të kësaj natyre.”

Hetimi vjen pasi Mail zbuloi se avokatët po kërkojnë deri në 10,000 £ për të paraqitur kërkesa të rreme për azil për emigrantët e paligjshëm.

Autoriteti Rregullator i Avokatëve mbylli tre firma, ndaloi një këshilltar ligjor dhe nisi një rishikim të të gjithë sektorit pasi Kryeministri bëri thirrje për veprime urgjente pas ekspozimit tonë.

FOTO GALERI
2/13
Ron Domi, 21 vjeç, i cili ka përdhunuar një vajzë adoleshente nën 16 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA