Dy vëllezër nga Petova e Fierit i janë përkushtuar tokës bujqësore duke arritur të kenë rendiment të lartë në prodhimet bujqësore për tregun vendas dhe eksport.

Gramoz dhe Bashkim Gjojdeshi kultivojnë perimet prej 25 vjetësh për tregun vendas dhe të huaj. Përfitimet financiare ata i kanë gjetur te toka bujqësore.

“Më shumë speca dhe domate. Në këtë kulturë kultivojmë më shumë speca, ndërsa në kulturën tjetër më shumë domate. Prodhimi shkon për transport, edhe me pikat e grumbullimit. Shumë pak për tregun e brendshëm”, tregojnë ata.

Problem për fermerët ngelet krahu i punës pasi në zonë është shumë e vështirë për të gjetur punëtorë gjë që i kufizon dhe në shtimin e sipërfaqeve me të mbjella.

“Fuqia punëtore ëshyë shumë e pakët dhe nuk mund të a përballojë më shumë se kaq sipërfaqe, Ka shumë kosto. Ka shumë shpenzime të larta. Më shumë me gruan me çunin, rrallë ndonjë punëtor”, thotë fermeri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA