Një tjetër perlë e Adriatikut, bregdeti i Tales vetëm 20 km larg nga qyteti i Lezhës ka tërhequr mjaft pushues edhe këtë fillim gushti.

Ndërthurja e natyrës me bregdetin, rëra kurative janë disa nga arsyet që pushuesit zgjedhin që ditët e tyre të pushimit ti kalojnë në këtë bregdet.

Pastërtia, qetësia dhe kulinaria që përfaqëson më së miri Lezhën ka shtuar ndjeshëm numrin e pushuesve duke bërë që dhe operatoret turistikë të shtojnë vendet akomoduese, duke ofruar shërbime me të mira për ata pushues qe e zgjedhin këtë bregdet.

Me një vijë bregdetare rreth 7 km, një plazh i përshtatur për të gjitha moshat ku mund të hasesh dhe me gjire të pashfrytëzuar që mund të përdoren për disa dite pushimi në qetësi, larg zonave urbane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA