Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Billie Eilish bëri një kujtim emocional për Angus Cloud gjatë performancës së saj kryesore në Lollapalooza që u mbajt të enjten në mbrëmje.
Aktori 25-vjeçar, i njohur më së shumti për rolin e tij si një tregtar droge me zemër të madhe i quajtur Fezco O’Neill në serialin televiziv Euphoria të HBO, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Kaliforni javën e kaluar.
Vetëm disa ditë pasi Billie ndau një fotografi për të në InstaStory, ajo i kushtoi këngën “Never Felt So Alone” aktorit të ndjerë ndërsa ishte në skenën e T-Mobile në Grant Park në Çikago. Kënga hit që ajo këndoi me Labrinth u shfaq në sezonin e dytë të Euphoria.
“U prehtë në paqe Angus Cloud.”-tha këngëtarja pas mbylljes së këngës.
“Me zemrën më të rëndë na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot. Si artist, mik, vëlla dhe bir, Angus ishte i veçantë për të gjithë ne në shumë mënyra.“-ishte mesazhi i familjes së tij.
Familja e tij gjithashtu tregoi se ylli ishte i mërzitur për humbjen e babait të tij, i cili kishte vdekur një javë më parë. Familja e tij shtoi se Angus ishte i hapur për luftën e tij me shëndetin mendor dhe thanë se shpresonin se vdekja e tij tragjike mund të ishte një kujtesë për njerëzit e tjerë se ata nuk janë vetëm. Familja e aktorit tha:
Javën e kaluar ai varrosi babanë e tij dhe po luftonte intensivisht me këtë humbje. I vetmi ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është ribashkuar me babanë e tij, i cili ishte miku i tij më i mirë.
Top Channel