Tragjike! Po transportonte pllaka me kamion, ngarkesa zë poshtë dhe i merr jetën punëtorit në Durrës

03/08/2023 12:24

Një 52-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, ku dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel