Premiera e “Emily in Paris”, aktorja Lily Collins mahnit me veshjen
Kukulla Barbie që “po bën namin” po shitjet pas publikimit të filmit pak javë më parë ka tashmë një konkurrente të fortë.
Në treg, Barbie ka përballë rivalen e saj, vajzën e keqe Bratz, që këtë herë është imazhi i miliarderes Kylie Jenner. Kompania ka njoftuar për bashkëpunimin me Jenner, duke nxjerrë në treg koleksionin e limituar “Mini Bratz x Kylie Jenner”. Është hera e parë që një personazh i famshëm zgjedh të shndërrohet në kukullun që u bë e njohur në vitet 2000 me stilin e saj, tiparet e ekzagjeruara dhe tonet e lëkurës. Sipas të dhënave, në pesë vitet e para të daljes në treg, kompania fitoi me këtë kukull 2 miliardë dollarë.
Koleksioni i ri ofron një Jenner “Bratzified”, me gjashtë dalje të famshme të Kyliet, përfshirë këtu paraqitjen e saj unike në “Met Gala 2019”, me fustanin sirenë ngjyrë lejla të “Versace” apo fustanin e bardhë me vello.
“Kam qenë një fanse e Bratz që nga fëmijëria dhe gjithmonë kam dashur kukullën time Bratz”, tha miliarderja në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se i ka pëlqyer çdo hap në procesin e krijimit të këtyre kukullave përgjatë një viti. Koleksionin e plotë, Kylie ia dhuroi dhe vajzës së saj 5-vjeçare Stormit.
Drejtoresha krijuese e Bratz, Jasmin Larian tha se Jenner “mishëron gjithçka që Bratz ka përfaqësuar që nga krijimi 22 vjet më parë, përfshirë të qenit rebele, energjike dhe ekspresive”.
Fansat e pëlqyen këtë krijim, por nuk munguan kritikat. Disa prej tyre vunë në dukje se “lëkura e Kyliet nuk është kaq e errët”.
Top Channel