Protestë para shtëpisë së kryeministrit britanik, aktivistët kundër shpimeve të naftës dhe gazit në Detin e Veriut

03/08/2023 12:03

Një grup aktivistësh të “Greenpeace” protestojnë kundër kryeministrit britanik, Rishi Sunak për një rritje të shpimeve të naftës dhe gazit në Detin e Veriut.

Demonstruesit u ngjitën në kulmin e shtëpisë prej 2.5 milionë dollarësh të kryeministrit në Yorkshire dhe e mbuluan atë me një “pëlhurë të zezë.

Dy aktivistë të tjerë në terren vendosën një baner me mesazhin “Rishi Sunak – fitimet e naftës apo e ardhmja jonë?”.

Sunak nuk ishte i pranishëm në rezidencë pasi ai ndodhet me pushime familjare në SHBA dhe parashikohet të jetë jashtë shtetit për rreth 10 ditë.

Numri 10 ka deklaruar se Sunak synon të maksimizojë nxjerrjen e naftës dhe gazit nga Deti i Veriut, duke shpalosur një politikë për dhënien e mbi 100 licencave të reja shpimi.

Kjo ka shkaktuar kritika nga organizatat mjedisore, të cilat argumentojnë se ajo do të minojë detyrimet klimatike të Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA