Zjarri në Krujë, një lagjet mbetet pa energji pas dëmtimit të linjës së tensionit të lartë, vijon ndërhyrja me helikopterë Pas përfundimit të kontratës me ALEAT, kompania shtetërore “IdentiTek” ka nisur punën për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.
Puna ka nisur prej 1 gushtit, ndërsa këtë të enjte u paraqit pranë zyrave ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili aplikoi për rinovimin e pasaportës biometrike.
Për të bërë aplikimin qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Postës Shqiptare për të tërhequr kuponin përkatës e më pas të bëjnë aplikimin.
Sipas autoriteteve, për shkak të ndërrimit të kompanive edhe ata persona që kanë bërë më herë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit dhe tashmë nuk i kanë përdorur, tashmë kanë mundësinë që t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, pranë Postës Shqiptare.
Ndërkohë nga kjo e enjte, pranë sporteleve të postës janë vendosur në dispozicion edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar.
Sa i takon çmimeve nuk do të ketë ndryshim pavarësisht ndërrimit të dy kompanive.
Top Channel