Këngëtarja amerikane Lizzo tha të enjten se “nuk është djall” pasi tre ish kërcimtare e akuzuan atë për ngacmim seksual.
Sipas padisë, e cila do gjykohet në një gjykatë civile, Lizzo ka ushtruar trysni ndaj kërcimtareve që ato të përfshiheshin në intepretim nudo, në një klub në Amterdam, dhe se njërën prej tyre e kishte turpëruar për shkak të peshës, dhe më pas e kishte pushuar nga puna.
“Nuk jam këtu që të shfaqem si viktimë, por gjithashtu e di shumë mirë se nuk jam djalli siç më kanë portretizuar njerëzit dhe mediat gjatë këtyre ditëve të fundit”, tha Lizzo në një deklaratë të shpërdarë ne median sociale.
“Jam shumë e hapur për seksualitetin tim dhe për të shprehur veten, por nuk mund të pranoj dhe as të lejoj që ky fakt të përdoret për të më shfaqur si dikush që nuk jam”, tha ajo.
Kërcimtaret Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez kanë ngritur një sërë akuzash, mes tyre ngacmim seksual, diskriminim fetar dhe racor.
Ato e akuzojnë fituesen e çmimit Grammy dhe kompaninë e saj se kishin krijuar një ambjent të papërshtatshëm pune.
Në padinë ligjore kërkohet dëmshpërblim i papërcaktuar nga Melissa Viviane Jefferson, e njohur si Lizzo, kompania e saj “Big Grrrl Big Touring, Inc”, dhe udhëheqsja artisitike Shirlene Quigley.
“Ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe zhgënjyese. Etika ime e punës, morali dhe normat e mia të respektit janë vënë në pikëpyetje. Karakteri im është kritikuar”, tha Lizzo në deklaratë. “Zakonisht zgjedh të mos u përgjigjem akuzave të rreme, por këto janë po aq të pabesueshme nuk mund të hesht”.
Ajo tha se autore të këtyre “historive të bujshme” ishin ish-punonjëse “që tashmë e kanë pranuar publikisht se u ishte thënë se sjellja e tyre në turne ishte e papërshtatshme dhe joprofesionale”.
Sipas padisë, pas një koncerti në Amterdam Lizzo dhe ekipi i saj ndoqën një intepretim me tematikë seksuale në atë që njihet si “Dritat e kuqe” dhe “Lizzo filloi të ftonte anëtaret e grupit që të preknin me radhë interpretuesit nudo” dhe “improvizoi një këngë në të cilën njërës prej kërcimtareve i bëhej thirrje të prekte gjoksin e një prej femrave nudo që interpetonin në klub”.
Lizzo akuzohet se e ka turpëruar zonjën Davis për shtimin në peshë, pasi e akuzoi balerinën se nuk ishte e përkushtuar ndaj rolit të saj. Sipas ankesës, zonja Davis u pushua nga puna në maj, pasi regjistroi një takim gjatë të cilit Lizzo u kishte dhënë kërcimtarëve shënime për intepretimet e tyre.
“Ndonjëherë më duhet të marr vendime të vështira, por nuk e kam patur kurrë qëllim të bëj dikë të ndihet keq”, tha Lizzo. “Jam e lënduar, por nuk do të lejoj që puna e mirë që kam bërë në botë të dëmtohet për shkak të kësaj”.
Në fillim të këtij viti, Lizzo u vlerësua më çmimin Grammy për këngën e saj hit “About Damn Time.”/Voa
Top Channel