Largohen policët nga komunat veriore në Kosovë/ U vendosën me zgjedhjen e kryetarëve të rinj

03/08/2023 15:55

Wdhe 25% e kapaciteteve të Policisë së Kosovës që janë në katër komunat veriore do të largohen të premten.

Kjo erdhi si pjesë e vlerësimit mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, në kuadër të zbatimit të dakordimeve të Bratisllavës, mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për shtensionim të situatës.

“Sipas vlerësimit të përbashkët, nga Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë. Në kuptim të këtij konstatimi të përbashkët, nga nesër fillon zvogëlimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për 25%, në dhe përreth objekteve komunale në veri”, bën të ditur Policia e Kosovës.

Shtohet se ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës.

Më 10 korrik, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialog, Mirsolav Lajçak u takuan në Bratislavë duke arritur dakordim për katër pika për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Pikë e parë ishte largimi i 25% të Policisë së Kosovës nga hapësirat përreth objekteve komunale në veri.

Menjëherë më 12 korrik në mbrëmje filloi reduktimi i policisë nga këto hapësira.

Dakordimi për de-eskalim përfshinë edhe zgjedhjet e reja, takim të nivelit të lartë dhe reduktim tjetër të prezencës së policisë në veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA