Italia i frikësohet “pushtimit” të domates kineze

03/08/2023 22:25

Gjithnjë e më tepër Italia po frikësohet për importin e lartë të domates nga Kina.

Për shkak të motit të keq, Italia rrezikon të prodhojë shumë më pak se 5.6 miliardë kilogramët e parashikuar për vitin 2023.

Sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Përpunimit të Domateve, importet e salsës së domates kineze po rriten me 50%. Kina, me një prodhim prej 7.3 miliardë kilogramësh në vitin 2023, ia kalon Italisë në renditjen botërore të prodhuesve industrialë të domates.

“Rritja e lëndës së parë në Itali reflektohet në kostot e prodhimit të domates 30% më të larta se mesataret historike, edhe për shkak të hendekut në infrastrukturën logjistike të transportit; e gjithë kjo ndërkohë që fermerët paguhen vetëm 15 apo 17 cent për kilogram”, nënvizojnë shoqatat e Industive Ushqimore në Itali.

Marco Serafini, president i Shoqatës Kombëtare e Industrive Ushqimore tha se  çmimi ka pësuar rritje deri në 40% krahasuar me vitin e kaluar, duke e çuar çmimin mesatar të domateve të rrumbullakëta në 150 euro/ton si në veri ashtu edhe në jug. “Një situatë e vështirë për kompanitë tona”-thotë ai.

Rritja e prodhimit të domates nga industria kineze dhe diferenca e çmimeve kanë çuar në rifillimin e fenomeneve mashtruese që janë të vështira për t’u zbuluar, thekson shoqata.

Top Channel