Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Këngëtarja amerikane, Taylor Swift ka shpërndarë gjithsej 55 milionë dollarë bonus për punonjësit e turneut të ‘The Eras’, teksa pritet të përfundojë pjesa e tij në SHBA.
33-vjeçarja i pagoi shumë mirë punëtorët në shfaqjen e saj hit, duke përfshirë kërcimtarët rezervë, teknikët e zërit, stafin e hotelierisë dhe shoferët e kamionit.
Gjesti bujar i yllit të lindur në Pensilvani vjen teksa ajo do të performojë gjashtë koncerte në stadiumin SoFi me kapacitet 70,240 në Inglewood, Kaliforni. Këngëtarja u dha rreth 50 shoferëve të kamionit 100,000 dollarë secili, duke shpërndarë certifikata dhuratë përpara shfaqjes së saj në Santa Clara. Turneu i saj është një nga më fitimprurësit në histori, duke fituar mbi 1 miliard dollarë. Pas takimeve të këngëtares në Los Angeles, shfaqja e saj do të rifillojë më 24 gusht në Mexico City.
Ndërkaq, një koncert i Swift në Seattle është krahasuar me një tërmet me magnitudë 2.3, kjo sipas sizmiologëve. Të dhënat sizmike u analizuan nga ekspertët. Profesor Jackie Caplan Auerbach, një gjeolog në Universitetin e Uashingtonit Perëndimor, tha për Seattle Times se ndikimi i shfaqjes së koncertit tri orë e gjysmë të Taylor ishte baraz me një tërmet me magnitudë 2.3. Kënga “Shake It Off” kishte përgjigjen më të zhurmshme, së bashku me “Blank Space”./Tar
Top Channel