Rruga që po ndërtonte pa leje dëmton pyllin/ Pas protestës së banorëve, nën hetim administratori i firmës në Bulqizë

01/08/2023 14:25

Administratori i një firme private në Bulqizë është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka hapur një rrugë pa leje në në vendin e quajtur “Mali Plakthi”.

51-vjeçari, duke qenë administrator i një firme private, në vendin e quajtur “Mali Plakthi”, ka hapur një rrugë pa lejen e organeve kompetente.

Ndaj tij ka nisur hetimi për veprën penale “Shpërdorim i tokës”, ndërkohë që janë bllokuar dy automjete eskavator të firmës që përdoreshin për hapjen e rrugës.

Procedimi i administratorit erdhi pasi banorët e tri fshatrave të Bulqizës dolën në protestë. Ata kundërshtuan punimet me argumentin se po dëmton kurorën e gjelbër të kësaj zone.

Banorët e cilësuan ndërhyrjen e firmës si të paligjshme pasi askush nuk e di se përse po hapet rruga në masivin pyjor të kësaj zone.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA