Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi  “sekuestro preventive” për inceneratorin e Tiranës.

SPAK e kërkoi sekuestron pasi po kryen hetime për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Prokuroria e posaçme vëren se  nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri  kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V S PV”.

Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve thotë SPAK , rezulton se Klodian Zoto, në bashkëpunim me  Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë.

Klodian Zoto sipas prokurorëve të SPAK  është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services”  si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.”

“Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”  bwn me dije spak, duke evidentuar  se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k.

Nga hetimi janë mbledhur prova se këta shtetas, duke shfrytëzuar përfitimet e paligjshme kanë blerë për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit.

Për kompanitë e sipërcituara SPAK ka siguruar në gjykatë masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”.

Për ekzekutimin e këtij vendimi SPAK ka ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA