Studimi fundit: Njerëzit me ngarkesë të ulët virale të HIV, nuk e transmetojnë infeksionin

31/07/2023 16:30

Global Health Impact Group of Atlanta (SHBA), ka zhvilluar së fundmi një studim rreth infektimit me HIV.

Sipas këtij studimi rreziku i transmetimit të infeksionit nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, në rastet kur personi ka ngarkesë minimale virale, është shumë afër zeros.

Në këtë studim rezulton se gjatë seksit të pambrojtur me një partner që ka një ngarkesë virale më pak se 1000 kopje për ml, probabiliteti për t’u infektuar është 0.00028%.

Në mbarë botën, 39 milionë njerëz jetojnë me HIV: Në vitin 2022, pati 630,000 vdekje të lidhura me infeksionin, ndërsa ky studim u bazua në 1000 raste.

Studimi i Global Health Impact Group është puna e parë që ka mbledhur prova mbi transmetimin seksual të HIV me ngarkesa virale midis 200 dhe 1000 kopje/ml . Megjithatë, ky studim nuk mori në konsideratë rrezikun e transmetimit nga prindi tek fëmija.

Por ky studim konfirmon rëndësinë e terapisë me të cilën është e mundur të mbahet virusi joaktiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA