“Jam me fat që jam gjallë”/ Madonna reagon për herë të parë pas shtrimit në spital! Nis turneun në tetor

31/07/2023 10:57

Një muaj pasi mbretëresha e popit Madonna u shtrua në reanimacion për shkak të një infeksioni bakterial, gjendja e saj shëndetësore është duke u përmirësuar dhe njerëzit e afërm po e ndihmojnë të rimarrë veten.

Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mirë”, shkroi Madonna në një postim në Instagram të dielën, duke shfaqur një seri fotosh me dy nga gjashtë fëmijët e saj.

Si nënë, është e lehtë të “jepesh pas fëmijëve të t’u për të plotësuar gjithçka për të cilën ata kanë nevojë“, tha Madonna. Megjithatë, pasi ajo u sëmur vuri re gjithë ky kujdes i shtuar ndaj fëmijëve, iu kthye dyfish. “Fëmijët e mi u shfaqën, ishin vërtet aty për mua”- tha ikona e muzikës, duke i konisderuar ata forcën e saj.

Unë pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë. Ajo e bëri të gjithë ndryshimin.”

Madonna ndan një vajzë, Lourdes Leon, me Carlos Leon dhe një djalë që quajtur Rocco Ritchie, me regjisorin Guy Ritchie. Ajo është gjithashtu nënë e katër fëmijëve të birësuar – David Banda, Chifundo “Mercy” James dhe binjakëve Stella dhe Estere.

Në mesazhin në rrjetet sociale, Madonna shprehu mirënjohje edhe për mikun dhe menaxherin e saj prej shumë kohësh, Guy Oseary, i cili i dhuroi asaj një polaroid të Keith Haring “duke veshur një xhaketë me fytyrën e Michael Jackson të pikturuar në të”; veshje për të cilën mbretëresha e popit shkroi se ishte “rrëmbyer” nga Andy Warhol.

Madonna tha se qau kur mori dhuratën e Oseary sepse aty e kuptoi se sa me fat është që është gjallë. “Dhe sa me fat jam që i kam njohur këta njerëz dhe kaq shumë të tjerë që tashmë janë shuar”- u shpreh ajo.

Oseary njoftoi në qershor se Madonna ishte në ICU pasi kishte një “infeksion të rëndë bakterial”. CNN raportoi se këngëtarja e “Vogue” u lirua nga spitali disa ditë më vonë, duke u dërguar për rikuperim në shtëpi. Në fillim të këtij muaji, fituesja e Grammy-t njoftoi se po e riplanifikonte fillimin e turneut të saj ndërkombëtar “Celebration” për në tetor.

“Faleminderit engjëjve të mi që më mbrojtën dhe më lanë të qëndroj për të përfunduar punën time”, përmbylli kështu postimin e saj Madonna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA