10.000 euro për ndeshje/ Besiktas zyrtarizon Rebic para Tiranës, zbulohen detajet e kontratës

31/07/2023 18:16

Besiktas, rivali i Tiranës në raundin e dytë të Conference League zyrtarizoi të hënën transferimin nga Milani të futbollistit Ante Rebic.

Kroati është një goditje e madhe për turqit në këtë “dritare” të transferimeve dhe kjo kuptohet edhe nga kontrata që Besiktas ka përgatitur për sulmuesin teksa Rebic ka të garantuara 2.5 milionë euro në sezon.

Më pas, lojtari që do të mbushë 30-vjeç në shtator do të përfitojë direkt edhe një bonus prej 280.000 euro vetëm për faktin se zgjodhi të firmosë me Besiktas ndërsa në varësi të paraqitjeve ka bonuse edhe për çdo ndeshje që do të luajë me turqit. Ky bonus mund të arrijë edhe deri në 10.000 euro për ndeshje.

Një përforcim që tregon edhe njëherë fuqinë ekonomike dhe diferencën e madhe që Besiktas ka kur vjen puna te përballja me Tiranën. Turqit fituan në Stamboll me shifrat 3-1, me bardheblutë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi që bënë një paraqitje pozitive, por që nuk ishte e mjaftueshme.

Të enjten Tirana pret në Air Albania, Besiktasin për ndeshjen e kthimit ku do të kërkojë përmbysjen në dukje të pamundur teksa kjo sfidë do të transmetohet eksluzivisht në platformën DigitAlb/SuperSport.

Top Channel