Zbardhen pamjet nga operacioni i Policisë në Zëmblak, Maliqit, për lokalizimin dhe kapjen e Gjergji Mullalli, i cili i mori jetën bashkëshortes dhe më pas hodhi trupin e saj në gropën e ujërave të zeza.

Pamjet e filmuara me dron janë bërë publike nga Policia, duke treguar kështu shkallën e lartë të vështirësisë së operacionit.

55 vjeçari Mullalli, pasi ka parë punonjësit e Policisë, ka hapur zjarr ndaj tyre duke u rrezikuar jetën.

Më pas, në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe  thirrjet e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka vrarë veten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA